- Start : 2026/12/02 18:00
- End : 2026/12/02 19:00
Pa energji elektrike s’ka jetë, servera, as kompilim, e as kafe n’mëngjes, po sa e njohim vërtet infrastrukturën që e mban botën moderne gjallë?
Më 2 dhjetor në Prishtina Hackerspace na bashkohet Shaban Neziri, inxhinier i diplomuar me mbi 27 vite përvojë në sektorin e energjisë. Bashkë me Shabanin do t’a ndjekim rrugëtimin e rrymës prej parimeve bazë e prodhimit, te burimet e ripërtëritshme e sfidat aktuale të sektorit, krejt deri te priza jote.
Hajde me 2 dhjetor në ora 18:00 në Prishtina Hackerspace me mësu diçka të re prej përvojës praktike dhe me e kuptu ma mirë energjinë që e shfrytëzojmë çdo ditë.
Shihemi!
