2,595 Views

  • Start : 2022/05/26 17:30
  • End : 2022/05/26 18:00

Linux User Group Meetup
26 maj 2022 nga ora 17:30

 
Këtë të enjte, grupi i përdoruesve të Linux organizon takimin e rradhës me temën “Hyrje në DevOps – Veglat dhe aspektet teknike” që do të prezantohet nga Altin Ukshini.

DevOps është një kombinim i zhvillimit softuerik dhe operacioneve. DevOps përfaqëson një ndryshim në kulturën e IT-së të fokusuar te njerëzit, veglat dhe proceset për të mundësuar një bashkëpunim dhe automatizim më të mirë për zhvillimin e softuerit në ndërrmarje të ndryshme.

Automatizimi i ndërtimit të kodit, integrimi dhe shpërndarja e vazhdueshme (CI/CD), infrastruktura si kod dhe më shumë – Le të shohim se çfarë mund të bëjmë duke përdorur praktikat e DevOps me Altinin.
Altini është një inxhinier me fokus në Cloud/DevOps me mbi 8 vjet përvojë në industrinë e IT.

Grupi i përdoruesve i Linux është një komunitet që FLOSSK po zhvillon paralelisht me Grupet e përdoruesve në OpenStreetMap, Python, InfoSec, Flutter dhe Open Hardware, të cilat mbahen në Prishtina Hackerspace dhe mbështeten nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish