FLOSSK bashkë me komunitetin joformal Qjelli dhe përmes Sindikatës së Policisë së Kosovës, kemi dhuruar pajisje të specializuara për identifikimin dhe detektimin e kërcënimeve ajrore për Njësinë e Aviacionit të Policisë së Kosovës.
Këto pajisje janë zhvilluar, punuar dhe programuar direkt nga anëtarët tanë të FLOSSK dhe komunitetit Qjelli. Iniciativë nuk ndalet me kaq, puna po vazhdon me përmirësim të vazhdueshëm të harduerit dhe programeve për përdorim të dyanshëm, që mund t’i shërbejnë si nevojave civile ashtu edhe atyre të sigurisë.
Kodi i hapur, hardueri i ripërdorur dhe puna e përbashkët po sjellin zgjidhje konkrete për sigurinë publike, të ndërtuar me teknologji të lirë e të hapur.

