Hajde të krijojmë së bashku Taskforcën e Gjelbër për Prishtinën!
Po sikur të krijonim një komunitet që jo vetëm e njeh gjelbërimin e qytetit, por angazhohet aktivisht për ta hartëzuar, ruajtur dhe përmirësuar atë?
Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve të Komunës së Prishtinës po krijon një Green Taskforce, të përbërë nga studentët, profesionistët, entuziastët e teknologjisë dhe qytetarët që duan të kontribuojnë për një Prishtinë më të gjelbër.
Përmes një serie sesionesh të hapura, do të dalim në terren për të identifikuar, hartëzuar dhe inventarizuar hapësirat e gjelbra, parqet dhe drunjtë e qytetit.
Të dhënat që mbledhim së bashku do të bëhen pjesë e një inventari digjital dhe platforme Web GIS, që do t’i shërbejë Komunës për planifikimin dhe menaxhimin më të mirë të infrastrukturës së gjelbër.
Me Green Taskforce, synojmë të ndërtojmë një komunitet aktiv që, në bashkëpunim me Komunën, vazhdon të kontribuojë në monitorimin, mirëmbajtjen, promovimin dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbra të Prishtinës, edhe pas përfundimit të Mapathon-eve.
Çka përfiton ti?
Mëson të përdorësh QGIS, Mergin Maps dhe mjete të hartëzimit në terren.
Fiton përvojë praktike me GIS dhe mbledhjen e të dhënave gjeohapësinore.
Njeh studentë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë e mjedisit.
Kontribuon në një projekt real për qytetin tënd!
Çmime
“GiftCart” nga 100 euro për 5 vullnetarët më aktiv, për gjatë 4 mapathonave.
Kur takohemi?
31 tetor – Trajnimi dhe përgatitja
1 nëntor – Hartëzimi në terren
7 nëntor – Hartëzimi dhe inventari pilot i drunjve
14 nëntor – Plotësimi dhe verifikimi i të dhënave
Nuk ke nevojë të kesh përvojë paraprake në GIS! Mjafton kurioziteti, dëshira për të mësuar dhe vullneti për të kontribuar.
Regjistrohu këtu: https://forms.gle/MqcnBDSXCrrG6zbZ8
Njih. Hartëzo. Gjelbëro.
Kjo nismë është pjesë e #CityExperimentFund, mbështetur nga Ministria e Financave e Sllovakisë dhe zbatuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Prishtines.