- Start : 2026/09/09 18:00
- End : 2026/09/09 20:00
A po don me i zgjanu kufijt e karrierës edhe me gjet punë remote apo klientë ndërkombëtarë duke e përdorë AI?
Këtë të mërkurë e kemi mysafir Fitim Adilim në Prishtina Hackerspace. Fitimi vjen nga Tërnoci i Madh, jeton në Hamburg edhe ka mbi 10 vjet përvojë si inxhinier i softuerit, konsulent biznesi e autor i librit “Një Bukë për Biznis”. 🏢
Nëse vërtet po don me i shfrytëzu veglat e reja teknologjike për me depërtu në tregun global, ky diskutim ka me t’i kthy disa përgjigje praktike.
Hajde me dëgju përvojën e Fitimit, me ba pyetje e me u lidh me komunitetin tonë.
📍 Prishtina Hackerspace
📅 9 shtator, 18:00