FOSS Young Makers Lab: Introduction to Arduino – 18 July 2026, Prishtina!

29 Views

Këtë fundjavë, Prishtina Hackerspace u bë pikëtakim për krijues te rinjë.

Permes FOSS Young Makers Lab: Introduction to Arduino një grup i vogël maker-ash të rinj kaluan një ditë duke ndërtuar, testuar dhe mësuar përmes praktikës.

Para se të hapnim laptopët dhe të lidhnim komponentët, pjesëmarrësit u njohën me njëri-tjetrin përmes një loje interaktive te udhëhequr nga Gresa, ku secili prezantonte emrin e tij duke mbyllur një qark elektrik. Një aktivitet i vogël, por një mënyrë e bukur për të krijuar atmosferën e bashkëpunimit që vazhdoi gjatë gjithë ditës.

Më pas, Ardita i prezantoi me Arduino-n, breadboard-in dhe komponentët bazë elektronikë. Nga aty, çdo projekt shtoi një pjesë të re nga çka kishim mësuar.

Të udhëhequr nga Ardita dhe Ruhani, fillimisht ndërtuan një Semafor, ku pjesëmarrësit programuan LED-at të ndizeshin sipas një sekuence të caktuar. Më pas ndërtuan një Arduino Piano, duke përdorur butona dhe buzzer për të krijuar nota muzikore. Workshop-i u përmbyll me Kodin Morse, ku buzzer-i u shndërrua në një mjet komunikimi për të dërguar mesazhe me pika dhe vija.

Në frymën e bashkëpunimit dhe ndarjes së dijes që karakterizon FLOSSK-un, Ardita Kadriu, Ruhan Pacolli dhe Gresa Neziri ishin pranë pjesëmarrësve, duke i orientuar, mbështetur dhe duke krijuar një hapësirë ku pjesëmarrësit mësuan, eksperimentuan dhe ndërtuan së bashku.

Nga një qark i parë që ndoshta nuk funksionoi në provën e parë, deri te projektet finale, çdo hap ishte pjesë e procesit të të mësuarit, çdo aktivitet ishte një mundësi për të kuptuar jo vetëm si funksionojnë komponentët elektronikë, por edhe si një ide e vogël mund të kthehet në diçka që funksionon.

Teknologjia kuptohet më mirë kur e prek, e teston dhe e ndërton vetë. Young Makers Lab ishte një hap i vogël drejt krijimit të brezit të ardhshëm të maker-ëve, zhvilluesve dhe inovatorëve.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe prindërve që u bënë pjesë e kësaj dite.
Shihemi në aktivitetet e ardhshme!

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish