Ferizaji na la pa fjalë!
Para dy dite u mblodhëm me njerëz t’mirë e me plot vullnet për me e shty përpara skenën e teknologjisë në qytet.
Valmiri e hapi takimin duke i falënderu anëtarët e FLOSSK-ut që po japin shtytje maksimale për aktivitete e projekte të reja, në tërë Kosovën.
Samiu vazhdoi me na tregu për kulturën dhe historinë FLOSS, dhe pse Open Source është rruga e vetme për liri dhe pavarësi digjitale, ndërsa Beharja, Zana dhe Dëshira na njoftuan me super punën që po e bëjnë me PyLadies Prishtina, e së shpejti edhe në Ferizaj. Beharja po ashtu na dëshmoi që rruga për t’u bërë Python programer është shumë ma e lehtë se që e kemi paramenduar.
Krejt në fund, përtej agjendës së planifikuar, na u bashkua edhe Roberti nga DefCon Prishtina, i cili na tregoi për botën e hackerave dhe projektet që janë duke i bërë.
Një falënderim i veçantë shkon për Avniun dhe Visarin, motorët e FLOSSK Chapter Ferizaj, që me entuziazëm po e kthejnë qytetin në një pikëtakim për teknologji.
E gjatë Majit po përgatitemi për workshope në elektronikë dhe gjuhë programuese, e interesimi i të rinjve ferizajas qysh tash është tejet i madh.










