- Start : 2022/03/31 17:30
- End : 2022/03/31 19:00
Open Hardware Meetup “PCBs why do we need them?”
17:30, 31 Mars @Prishtina Hackerspace
Këtë të enjte po ritakohemi për të prezantuar dhe diskutuar më gjerësisht rreth harduerit të hapur dhe PCBve.
Gjatë këtij takimi Dren Imeraj do të flas mbi përvojen e tij shumë vjeçare në ndërtimin e PCBve dhe dizajnimin e tyre me KiCAD.
Pas prezantimit bashkë me grupin që po ndjek trajnimin në Prishtina Hackerspace për “Dizajnimi i PCBve me KiCAD” do të vazhdojmë diskutimin e lirë mbi përvojat dhe nevojat tona që kemi si komunitet.
Grupi i përdoruesve të Open Hardware është një komunitet që FLOSSK bashkë me përdorues të tjerë po i zhvillon paralelisht me Grupet e Përdoruesve në Linux, Python, InfoSec, OpenStreetMap, Flutter dhe Open Hardware, të cilat mbahen në Prishtina Hackerspace dhe mbështeten nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.