Software Freedom Kosova 2011

904 Views

altaltMë 12 nëntor për herë të tretë me rradhë përfundoj njëra ndër konferencat tradicionale më të mëdha në rajon “Software Freedom Kosova 2011”.nSi çdo herë me një numër të pjesmarësve me mbi 300 vetë, kjo konferencë ishte një ndër më të suksesshmet të mbajtura deri tani, një ditë e plotë intensive dhe e ngarkuar me tema që prekën botën e softuerit të lirë nga folës vendor dhe rajonal me eksperiencë në këtë lami.nKësaj rradhe konferenca u mbajt vetëm për një ditë dhe tema e saj ishte “Doing Business with Open Source”, ku fjalët hyrëse u bënë nga: Myzafere Limani (dekane e FIEK-ut), Lule Ahmedi (profesoreshë në FIEK dhe bashkëdrejtuese e konferencës), Vjollca Çavolli (drejtoreshë e STIKK-ut) dhe Arianit Dobroshi (kryetar i bordit të FLOSSK-u), të cilët folën mbi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference dhe mbi peshën që ka ngjarja për zhvillimin e komunitetit të softuerit të lirë si dhe për zhvillimin e vet industrisë së IT-së në Kosovë.nNuk mungoj ngrohësia e publikut e as interesimi i tyre në temat që u prezantuan në pjesën e parë të ditës:

	Gëzim Pula, CEO i 3CIS, i cili pati fjalimin hyrës dhe prezantoi arritjet e kompanisë që udhëheq ai, e cila ka një rezultat të shkëlqyer në fushëveprimin e outsourcing, e më pas:	Amir Neziri që mbajti fjalimin tjetër të radhës duke folur për sigurinë e ueb serverëve dhe ueb aplikacioneve,	James Michael Dupont për rëndësinë e përgjigjes së shpejtë ndaj kërkesava ndaj klientëve,	Ervis Tusha mbi testimin e sigurisë së ueb aplikacioneve,	Marian Marionv mbi mënyrën se si Open Source ndihmon dhe pasuron kompaninë e tij. Në pjesën e dytë të ditës, prezantuan:	Arian Xheaziri për Chyrp CMS,	P. Chriesteas për OpenERP,	Jonian Dervishi që foli për Ditar.im – një motor për blogim,	Edlira Kalemi mbi LAMP kundrejt kodit të mbyllur,	Damjan Georgievski mbi hyrjen në CouchDB dhe aplikacione me bazë në të,	Flakërim Ismani mbi Ruby on Rails,	Erdet Nasufi mbi sistemin e menaxhimit të ashensorëve nga distanca me Arduino.Dhe në fund u mbajt prezantimi final i shumëpritur nga Omer Keser, ekzekutiv në Google, i cili foli për aplikacionet mobile të Google duke detajuar numrin e shfrytëzueseve të pajisjeve mobile, numrin e tyre nëpër territore të ndryshme të botës, zhvillimin e përdorimit të telefonisë mobile nëpër shtete të ndryshme, etj. Një falënderim i veqant shkon edhe për sponsorët e kësaj konference:n	Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, SPARK, IPKO Foundation, Crimson Capital, Rrota, AVC, Telegrafi.com, Urban FM, CIO dhe PC World Albanian.n

Për të parë ngjarjen më nga afër shiqoni galerinë dhe inqizimet e përgaditura.

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish