BSides Prishtina 2026 – 5th edition, May 22-23, Prishtina!

Prishtina u shndërrua sërish në një pikëtakim të rëndësishëm për komunitetin e sigurisë kibernetike. Edicioni i pestë i BSides Prishtina mblodhi së bashku profesionistë, studentë dhe entuziastë nga Kosova dhe rajoni e më gjerë, duke krijuar një hapësirë ku dijet, përvoja dhe kurioziteti takohen natyrshëm.

Dita e parë u fokusua në kërcënimet moderne dhe teknologjitë që po formësojnë peizazhin e sigurisë kibernetike. U fol për historinë dhe evoluimin e malware-it gjatë dekadave të fundit, për mënyrën se si inteligjenca artificiale po ndikon në sigurinë ofensive, për analizën e malware-it përmes matematikës dhe përpunimit të sinjaleve, si dhe për sfidat reale që hasen në infrastrukturat kritike. Po ashtu u trajtuan edhe tema shumë praktike si inxhinieria sociale përmes telefonit dhe SMS-ve, hetimet OSINT në raste reale dhe teknika të avancuara të eksfiltrimit të të dhënave. Secili folës solli një këndvështrim të ndryshëm, duke e bërë ditën një përzierje të fortë mes kërkimit, praktikës dhe eksperiencës reale.

Dita e dytë e thelloi edhe më shumë aspektin teknik. U diskutuan sfida të reja si siguria e rrjeteve 5G, GraphQL, kredencialet e ruajtura në shfletues, rreziqet e sistemeve legacy, si dhe mënyra se si inteligjenca artificiale po ndryshon si mbrojtjen ashtu edhe sulmet kibernetike. Paralelisht, workshop-et praktike i dhanë pjesëmarrësve mundësinë të provojnë vetë teknika reale dhe të punojnë afër me ekspertë të fushës, duke e kthyer mësimin në eksperiencë direkte.

Në fund të ditës së dytë, atmosfera kaloi në një nga momentet më të gjalla të gjithë konferencës — Capture The Flag (CTF). Hapësira u mbush me përqendrim, energji dhe një garë mes ekipeve dhe pjesëmarrësve individualë, të gjithë të zhytur në sfida që kërkonin logjikë, kreativitet dhe bashkëpunim deri në minutat e fundit. CTF përfshiu kategori si Web Security, Reverse Engineering, Cryptography dhe Forensics, duke i vendosur pjesëmarrësit përballë problemeve praktike që kërkonin më shumë se vetëm teori — kërkonin mendim si sulmues dhe mbrojtës njëkohësisht. Ajo që e bëri edhe më të veçantë ishte dinamika e komunitetit duke e kthyer gjithë hapësirën në një laborator të gjallë të sigurisë kibernetike.

Në përmbyllje, u ndanë edhe çmimet për ekipet dhe pjesëmarrësit më të suksesshëm, vendi i parë fitoi Pwned Labs Bootcamp subscription për çdo anëtar të ekipit, vendi i dytë PentesterLab 6-month subscription për çdo anëtar të ekipit, ndërsa vendi i tretë lockpicking kit, i sponsorizuar nga Pretera. Duke e mbyllur aktivitetin me duartrokitje, emocion dhe një ndjenjë të fortë motivimi për edicionet e ardhshme.

Një falënderim i madh shkon për të gjithë folësit që ndanë njohuritë e tyre, instruktorët e workshop-eve që sollën sesione praktike dhe të thelluara, sponsorët dhe partnerët që mbështetën realizimin e eventit, si dhe ekipin organizues dhe vullnetarët.

Mbi të gjitha, falë pjesëmarrësve që sollën energji, pyetje dhe kuriozitet, ky edicion u bë një tjetër hap i rëndësishëm për komunitetin e cybersecurity në rajon.

Prishtina – Trash Talk, 20 maj 2026

Prishtina – Trash Talk, 20 maj 2026

Javën që shkoj e mbajtëm meetup-in e radhës për “Trash Talk” dhe diskutimi ishte krejtësisht i hapun.

Bardhi dhe Mike treguan çka kemi gërmu e hulumtu gjatë vikendit të hackathonit. Hapësira ishte plot me njerëz të vullnetit të mirë dhe akterë kyç që merren me këtë problem çdo ditë, gjë që ndezi një diskutim super konstruktiv për bërllogun në Prishtinë.

Takimin e mbyllëm me plot optimizëm për me vazhdu tutje. Kjo punë sapo ka fillu, problemet po i shpalosim hap pas hapi dhe kodi është plotësisht i hapur për të gjithë ata që duan me na u bashku në këtë rrugëtim.

Nëse doni me pa krejt hulumtimin tonë, hartat dhe veglat që i kemi ndërtu, e gjeni dokumentacionin në repositorin tonë në GitHub: https://github.com/flosskosova/trash 

Vizitoj faqet testuese – https://hackthetrash.vercel.app | https://trash-map.quarterly.systems/

—-

Last week we hosted our “Trash Talk” meetup, and the discussion was completely open.

Bardh and Mike presented what we uncovered and researched during the hackathon weekend. The space was packed with well-meaning people and key stakeholders who deal with this issue daily, sparking a super constructive discussion about Prishtina’s waste.

We closed the meeting filled with optimism to keep moving forward. This work has just begun, we are uncovering the problems step by step, and the code is completely open to anyone who wants to join us on this journey.

If you want to see all of our research, maps, and the tools we built, you can find the documentation in our GitHub repository: https://github.com/flosskosova/trash

And our test websites  – https://hackthetrash.vercel.app | https://trash-map.quarterly.systems/

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish