Raport nga tryeza mbi rolin e internetit në arsim

1 View

altMë 26 maj në Prishtinë u mbajt tryezë me temën “Roli i internetit në arsimin në Kosovë”.

U bënë këto prezantime:

  • Arianit Dobroshi – Roli i Internetit në arsimin në Kosovë
  • Argjend Osmani – Projekti i BE-së “TIK-u dhe mësimi elektronik në Arsim”   
  • Shkumbin Brestovci – Piloti për gjenerimin e resurseve të hapuna në Kosovë        
  • Agron Dida – Video-portali edukativ zgjoi.com

Ftesë i është dërguar edhe MASHT-it por nuk ka dërguar përfaqësues.

Arianit Dobroshi ka prezantuar gjetjet që kanë dalë nga punimi i tij për Global Information Society Watch “Roli i internetit në edukimin në Kosovë”.

Raporti është shkruar në verë dhe rrumbullakon sfidat dhe potencialet në këtë fushë.

Në prezantimin e tij Arianiti ka thënë se teknologjia është e integruar dobët në kurrikulë dhe se infrastruktura për ICT është dobët e zhvilluar. Për më tepër, sistemi arsimor ka kapacitet të vogël absorbues për nisma në ICT, dhe se stafi mbetet i trajnuar dobët. Qasja në Internet në shtëpi është më e lehtë se në shkollë dhe nxënësit janë më të përfshirë me teknologjinë se shumica e arsimtarëve të tyre. Por ai ka thënë se jo të gjithë arsimtarët duhet të përdorin internetin. Ai poashtu ka vërejtur se skemat masive teknologjike si One Laptop per Child shpesh dështojnë.

Arianiti ka rekomanduar që resurset arsimore të shtypura duhet të vihen në dispozicion në formë elektronike përmes licencimit të hapur që të lejohet mbindërtimi në materialet e krijuara nga fondet publike. Ai poashtu ka rekomanduar që mësimdhënësit, të përkrahur me fonde, dhe studentët, duhet të nxiten të krijojnë materiale dhe të përdorin wiki ose platforma të mirëthemeluara publikimi siç është Wikipedia.

Që të ndërtohet e përbashkëta (commons) arsimore e shqipes, mund të përkthehen materialet e hapura të gatshme nga anglishtja në shqip.

Ai tha se aktiviteti nëpër klasa dhe materialet online duhen të jenë të përfshira në kurrikula por jo domosdo në klasë. Mënyra më efikase për të ofruar kurrikulën online është nga shtëpia.

Edhe pse niveli i anglishtes është në përmirësim, ajo nuk është e nivelit akademik prandaj kur ofrohet mësim cilësor i gjuhës angleze bëhet e mundshme edhe qasja në resurset e pasura në internet që do të kërkonte edhe kulturë të mësimit aktiv, të pavarur dhe sistematik.

Duke ardhë nga FLOSSK, ai ka potencuar që kursimet që do të vinin nga përdorimi i softueri të lirë do të mund të përdoreshin pastaj për blerjen e harduerit.

Argjent Osmani ka shpjeguar se përdorimi i TIK-ut është ngushtë i lidhur me inovacionin. Ai tha se nxënësit duhet të shihen si krijues të dijes. Ai ka shpjeguar se BE ka dhënë 5,000,000 EUR për projektin me të cilin punon ndërsa MASHT ka premtuar 500,000 EUR të cilat nuk i ka dhënë.

Njeriu është resursi më i rëndësishëm. Tha se projekti po punon me Cahoot Learning dhe Moodle. Projekti ka mbulueshmëri rajonale që është shumë e rëndësishëm. 2,400 arsimtarë janë trajnuar, 1400 prej tyre të TIK-ut. Ai përmendi që video manualet për të gjitha trajnimet pëlqehen shumë nga pjesëmarrësit. Moodle ka arritë përdorimin më të lartë prej 316 personash në një ditë. 143 resurse të ndryshme janë publikuar në RRAKS. Tha se mburren veçanërisht me qendrën e trajnimeve të TIK-ut në MASHT. Mësimdhënësit janë fascinues, por problemi është te vendimmarrja.

Z. Osmani tha se beson në konceptin sjelle pajisjen tënde në klasë.

Shkumbin Brestovci foli për resurset e hapura arsimore duke treguar zhvillimin dhe arsyet që kanë çu te ato. Tha se mënyra e ndërtimit bashkëpunues është dëshmuar si faktor për rritjen e cilësisë, duke cituar rastin e Wikipedias.

Ai propozoi përdorimin e softueris Sakai për resurse të hapura. Tha se përmbajtja (librat) janë njëri prej faktorëve për rezultatet e PISA-s. Tregoi se ka Udhëzim Administrativ që kërkon përdorimin e resurseve nga Interneti. Propozoi që të punohet së pari me librat e klasës së 6-të duke përfshirë lëndët matematikë, gjuhë dhe letërsi, fizikë dhe biologji të cilat do të rishikohen së pari nga MASHT-it.

Agron Dida tha se portali me video arsimore zgjoi.com është shembull eksperimental i çka u tha më herët. Tha se ka hendek të madh në këtë fushë. Ai u inspirua prej nevojës për integrim të internetit në libra. Tha se fëmijët e kanë të vështirë të përzgjedhin informacion nga interneti dhe se kërkimi në internet nuk mësohet në shkollë. Këtu hyn roli i kuratorit i cili u ndihmon fëmijëve deri në klasën e IX. Tha se videot janë efektive për fëmijën dhe mësimin e shkencës si zëvendësim për mungesën e laboratorëve. Tha se në internet mundesh me mësu edhe gabimisht. Gruaja e tij, arsimtare e teknologjisë, ka punuar video më nxënësit e saj por është i dëshpëruar që arsimtarët tjerë nuk e kanë kopjuar. Kohëzgjatja e videove është 2-5 min për shkak të koncentrimt të fëmijëve.

Z. Dida tha se cak i portalit janë nxënësit për mësim plotësues në shtëpi pasiqë shkollat e Kosovës nuk kanë qasje në internet. Videot në gjuhën shqipe shikohen pesëfish sa ato në anglisht. Videot e përkthyera kanë mbizërim dhe titrim. Pastaj ai bërë një demonstrim të videove në portal.

Diskutim i hapur

Gjatë diskutimit të hapur, Petrit Tahiri nga KEC tregoi për portalin SchoolMe i cili po aplikohet nga disa shkolla. Tha se liria për futjen e përmbajtjes nga interneti është dhënë në kurrikulë. Ai kërkoi për bashkim të forcave. Tha se Këshilli Evropës si shembull ka mjaft material në shqip për lëndët sociale. Dona Gashi nga BIRN foli për problemin që interneti mund të shkaktoi në disiplinë. Z. Osmani u përgjigj se projekti që përfaqëson ka mundësuar atë dhe se po funksionon mirë.

Gramos Buçinca nga organizata ORCA ngriti nevojë për përdorimin e softuerit për identifikimin e plagjiatës. Arianiti u përgjigj se hapi i parë është vënja e tezave të magjistraturë dhe doktoraturës në internet dhe se edhe Google mund të përdorët për qëllim të identifikimit të plagjiatës. Njëkohësisht, tha se beson që studentët shkencave kompjuterike duhet të përdorën për ndërtimin e softuerit akademik për nevoja të shkollimit të lartë.

Moderatori konkludoi se Kosova ka nevojë për zhvillim në këtë hapsirë por se ekzistojnë “fitore të lehta” të cilat mund të arrihen. Komuniteti i vogël i shoqërisë civile që punon në këtë drejtim duhet të punoj së bashku dhe i pavarur nga MASHT nëse nuk gjenë bashkëpunim.

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish