Lansimi i projektit “Prishtina Buses”

831 Views

altShumë kandidatë në fushata premtuan përmirësimin e transportit publik në Prishtinë, por aq shumë u tha e shum pak u bë në këtë drejtim, dhe atë që nuk arriti ta bëjë komuna e bënë disa të rinj.nMë 12 Janar 2012 në zyret e UNICEF Innovations Lab Kosovo në ora 18:00 do të mbahet lansimi zyrtarë i projektit Prishtina Buses.nEventi do të filloj me një prezantim të shkurtër rreth projektit ku gjithashtu do të ketë diskutime rreth projektit dhe planeve për vazhdimin e tij…nEventi është i hapur edhe në facebook dhe të gjithë janë të mirëpritur.nÇ’është Prishtina Buses ?n Prishtina Buses është një projekt i cili shtrihet mbi një ide mirë të zhvilluar dhe të realizuar nga një ekip i përbërë nga anëtarët e organizatës FLOSSK dhe disa bashkëpunëtorë tanë. Projekti në fjalë do ti mundësojë të gjithë qytetarëve të Kosovës për të shikuar në internet online të gjitha linjat e autobusëve të Prishtinës, oraret, nisjet, çmimet e tyre etj.nTë gjithë e dimë se sa të vështirë e kemi pasur të marrim informacione rreth linjave të cilat qarkullojnë në Prishtinë, duke filluar prej asajë kur ndaleshim e pyesnim njerëz në rrugë…n Duke e ditur se si kryeqytet, Prishtina nuk ka sistem informacioni mbi transportin publik me autobus dhe ka 16 linja të autobusëve që operojnë në Prishtinë dhe në zonën më të afërt, vendasit si dhe ndërkombëtarët ishin shumë të hutuar në lidhje me operimin e tyre. Ky fakt, së bashku me besimin tonë se njerëzit do të përdorin ato më shpesh nëse ka më shumë informacion, ishte një shtysë kryesore për të filluar këtë projekt.nSi u realizua projekti?n Pas miratimit të projektit nga ana e UNICEF Innovations Lab, faza e parë e projektit filloi.n Ne morrëm çdo linjë autobusi në një ekip prej dy vetëve dhe ndoqëm linjën me një pajisje GPS Garmin, me të cilën morrëm informatat për të gjitha rrugët dhe stacionet e autobusëve. Këto informata u bartën lehtë në një kompjuter me një softuer për harta.n Gjithashtu përderisa nodhdeshim në autobus, morrëm informacion të saktë nga personeli për orarin e operimit të autobusit në të cilin ndodheshim.nPasi Ekipi i kishte të gjitha informacionet dhe të dhënat e linjave të autobusëve, IT’të punuan shumë për të krijuar këtë faqe deri sa të dukej si tani.nObjektivi afatgjatë i projektit Prishtina Buses, i cili kushtoi vetëm rreth 500 Euro, është të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës në Prishtinë dhe për të mbështetur njerëzit që të marrin autobusë më shpesh se sa makina, si dhe për të kontribuar në uljen e ndotjes në qytet.nNe shpresojmë se ky projekt do të shërbej si një frymëzim për administratën publike për të kryer dhe për të mbështetur këtë lloj projekti në qytete të tjera në Kosovë.nFalënderojmë UNICEF Innovations Lab për mbështetjen e tyre dhe inkurajojmë të gjithë personat me ide të reja t’i bëjnë ato të vërteta.nNë hartë mund të shihni lokacionin e zyreve të UNICEF Innovations Lab:

View Larger Map

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish