Thirrje për regjistrim në trajnimin “Bazat e zhvillimit me Flutter”

Thirrje për regjistrim në trajnimin “Bazat e zhvillimit me Flutter” 📣

Flutter ofron një zgjidhje të shpejtë dhe relativisht të lehtë për t’u mësuar për krijimin e aplikacioneve mobile ‘cross-plaftorm’ (aplikacione të cilat krijohen vetëm një herë dhe ekzekutohen në disa pajisje të ndryshme) për Android dhe iOS – mirëpo tash së fundmi edhe për Web dhe Desktop. Është e shpejtë, lehtë e rritshme, e fuqishme dhe me një komunitet në rritje shumë të shpejtë të zhvillueseve. Duke pasë parasysh kërkesën në ditët e sotme per aplikacione mobile tani është koha më e mirë për të filluar të mësoni teknologjinë më në trend të viteve të fundit për krijimin e tyre.

⚫ Me përfundimin e këtij trajnimi do të krijoni një ide të mirë të funksionimit të koncepteve bazë të Flutter dhe të zhvillimit të aplikacioneve mobile si: Bazat e Flutter & Dart, Flutter widgets (elementet vizuale), rënditjet dhe ndryshueshmëria e elementeve vizuale, puna me emulatore dhe përdorimi i funksionaliteteve bazë të paisjeve mobile si lokacioni, kamera, etj. Trajnimi është i përshtatshëm për këdo që ka njohuri bazë të koncepteve të OOP (Object-oriented programming) dhe të Java-s ose çfarëdo gjuhe tjeter të bazuar në OOP.

⚫ Trajnimi zgjatë 10 sesione nga 2 orë në ditë dhe mbahet të marteve dhe enjtëve nga ora 17:00 deri 19:00 duke filluar më datë 17 maj 2022. Secili pjesëmarrës/e duhet të ketë 💻 laptop gjatë orëve të trajnimit.

Orari i ligjeratave:
Maj
17 – 19
24 – 28 (e shtunë)
Qershor
31 – 02
07 – 09
14 – 16

Trajnimin do ta udhëheqë Flokart Kadriu – Inxhinier Softuerik.

Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/6oiHsd6ov4j26zQWA

📆 Afati i fundit për regjistrim është 12 maj 2022.

Kjo thirrje mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

en_USEnglish