- Start : 2026/09/05
- End : 2026/09/05
Po festojmë për Software Freedom Kosova që ka me ndodhë më 1 – 3 tetor,
Kemi me gatu një sasi të madhe ajvari të shpisë prej sabahit deri në aksham!
S’ke ba kurrë ajvar? S’ka problem! Ngjarja është krejtësisht beginner-friendly. Eksperti ynë i ajvarit, Iliri, ka me na udhëheqë të gjithë pipeline-in hap pas hapi.
Ku: Prishtina Hackerspace
Kur: Të shtunën, nga ora 08:00 – deri n’tegllën e fundit
Algoritmi i Ajvarit:
08:00: Përgatitja e specave & pjekja
Mesditë: Qërimi (krejt durt në punë!)
Pasdite: Blurja & zierja
Mramje: Mbushja e tegllave!
Hajde kur të duash, pavarësisht a dëshiron me ndihmu herët me pjekje apo me hy më vonë për qërim e përzierje. Derisa punojmë, do të kemi muzikë, pije dhe kohë me ndejtë, e me festu countdown-in për SFK.
Ushqimi & Pijet: FLOSSK siguron pije e ushqim, por lirisht merr diçka me vete për ta ndarë e shiju me të gjithë!
Specat dhe Tegllat: FLOSSK siguron specat dhe tegllat, po ekstra teglla janë gjithmonë të mirëseardhuna.
Fundraising: Me një donacion prej minimum 5€ e merr një tegëll ajvar me veti (amo duhesh me pjekë, blu, apo zi)! Të gjitha fondet shkojnë direkt për mbështetjen e aktiviteteve të FLOSSK dhe projekteve të ardhshme të komunitetit.
Eja me qëru speca, me fol për open source e me gatu me së bashku!