Game Jam

40 Views

  • Start : 2026/08/07
  • End : 2026/08/09

Game Jam po vjen me 7-9 gusht me plot energji në hapësirat e Prishtina Hackerspace!

Qellimi i krejt këtij organizimi është me i mbledh bashkë developerët, dizajnerët, animatorët dhe entuziastët lokalë për me ndërtu një video lojë komplet prej zeros.
Por përtej kodit dhe dizajnit, ky event ka një mision edhe më të gjerë: me e fuqizu komunitetin tonë, me nda njohuri mes veti, dhe me i jap një shtytje të madhe industrisë lokale të Game Development.
Gjatë këtij vikendi kemi me i kthy idetë në realitet duke përdorë Godot Engine, Blender dhe Krita per me kriju diçka të bukur e funksionale.

Eventi zhvillohet si nje Hackathon intensiv 48-orësh, ne partneritet ne mes FLOSSK, Anibar Studios dhe Kosovo Game Industry Association (KGIA).
Gjithçka nis të premten mbrëma; mblidhemi, njihemi me njeri-tjetrin dhe jemi ne pritje te momentit kur zbulohet tema sekrete e lojës. E një permbledhje me dy workshope të shkurta “Godot Basics” dhe “Art for Games” pavaresisht a jeni fillestarë total apo zhvillues me eksperience, me i kap bazat e programeve e me qene te gatshem për me fillu!
E shtuna është dita e sprintit te madh ku shkruhet kodi, animohen karakteret dhe dizajnohen nivelet, të shoqëruar me mentorët që do te jenë aty për me ndihmu e bashkepunu.
Ndersa te dielen behen rregullimet e fundit dhe prezentimi i lojerave. Kemi me i testu krejt lojerat e krijuara, me pa çka kemi arrite bashke, dhe me e festu punën si komunitet.

Keto 48 orë janë po ashtu per me u argëtu, kemi me pasë hapësirë me u relaksu, këndin me PlayStation, mundesi me njoftë njerëz te rinj qe e kane te njejtin pasion e me kalu nje vikend të paharrueshem.

Linku per regjistrim:
https://lnkd.in/d6JXg5an

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish