- Start : 2026/05/20 17:00
- End : 2026/05/20 19:00
A e dini ku përfundojnë bërllogu e mbeturinat tona në Prishtinë, kush o përgjegjës e ku bllokohet sistemi? Javën e kaluar në Prishtina Hackerspace e nisëm hackathonin “Hack the Trash”, arritëm me vizualizu e me hulumtu krejt këtë proces.
Në një prezantim nga K. Mike Merrill dhe Bardh K., këtë të mërkurë po mbledhemi me tregu se çka kemi gjetë. Kemi me folë për hulumtimin, hartat, veglat dhe eksperimentet që i kemi ndërtu brenda një vikendi.
Shihemi të mërkurën, me 20 maj, nga ora 17:30 në Prishtina Hackerspace. Bashkangjitu në diskutim dhe eja flasim hapur për mbeturinat.
