PyLadies Prishtina Open Night

32 Views

  • Start : 2026/04/01 18:00
  • End : 2026/04/01 21:00

Ju ftojmë të merrni pjesë në lansimin zyrtar të PyLadies Prishtina, që do të mbahet të mërkurën, më 1 prill, duke filluar nga ora 18:00.

Ky aktivitet është i dedikuar për të gjithë të interesuarit në Python, si dhe për ata që dëshirojnë të kuptojnë më thellë rolin dhe ndikimin e sistemeve socio-teknike në zhvillimet bashkëkohore. PyLadies Prishtina funksionon si kapitull zyrtar i Python Software Foundation.

Vendndodhja: Prishtina Hackerspace
Orari: 18:00 – 21:00

Për të nxitur një kulturë të bashkë-mësimit në kuadër të PyLadies, më 30 dhe 31 mars u organizua një punëtori me numër të kufizuar pjesëmarrësish, për të cilën aplikimet tashmë janë mbyllur për shkak të interesimit të lartë. Punëtori të tjera do të organizohen në vijim.

Ndërkohë, për t’u njohur me komunitetin dhe për të eksploruar interesat dhe kapacitetet e përbashkëta, po organizojmë një takim të hapur më 1 prill.

Agjenda paraprake:

  • 18:00 – 19:00: Prezantim i PyLadies dhe FireSide Chat me Dua Zajmi, PhD, Nora Sejdiu dhe Behare Konjuvca
  • 19:00 – 20:30: Shfaqje zyrtare e dokumentarit për Python nga Cult.Repo
  • 20:30 – 21:00: Networking

Pjesëmarrja është e hapur, por ju lutemi të plotësoni formularin në linkun vijues:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdRCoLablZCur7FJErTmPlqF782C2GYVFJ8lCTMUc_AqVKU2g/viewform

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish