- Start : 2022/04/14 17:00
- End : 2022/04/14 19:00
OpenStreetMap Meetup Kosova
Më 14 prill duke filluar prej orës 17:00 do të mbahet takimi i radhës për OpenStreetMap në Prishtina Hackerspace.
Në këtë Meetup, Fatlinda Robelli, Kandidate per MSc. Inxhineri dhe Infrastrukturë në UBT do të prezantojë ”Përdorimi i të dhënave të hapura për përcaktimin e potencialit të energjisë diellore fotovoltaike në çati”, si dhe
Rita Maliqi nga Grupi i Përdoruesve i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe, do të flas mbi projektin “Equal Street Names”, se si do të përdoren të dhënat e adresave në Kosovo në Wiki Data dhe si të dhënat e Wiki Data do të përdoren në OpenStreetMap që të realizojmë këtë inciativë.
Këto takime të hapura kanë për qëllim të bashkojnë entuziastë, përdorues e zhvillues të interesuar në aspektet teknike dhe sociale të hartave dhe projekteve gjeohapësinore.
Pavarësisht nëse je adhurues i desktopit, aplikacioneve celulare, fans i burimit të hapur të softuerëve apo student i së nesërmes — nëse imagjinoni herë pas here për fuqinë e hartave për të vizualizuar dhe transformuar botët tona — ky takim është për ty!
Ngjarjet mbahen brenda një mjedisi social të fokusuar në shkëmbimin e projekteve nga krijuesit e tyre (mund të sjellni një laptop e të tregoni eksperiencën tuaj, apo vetëm të dëgjoni) dhe qëllim kryesor ka zhvillimin e komunitetit gjeohapësinor të larmishëm, inovativ e frymëzues të OpenStreetMap Kosova.
Grupi i përdoruesve i OpenStreetMap është një komunitet që FLOSSK po zhvillon paralelisht me Grupet e përdoruesve në Linux, Python, InfoSec, Flutter dhe Open Hardware, të cilat mbahen në Prishtina Hackerspace dhe mbështeten nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.