Prishtina Buses

Click to see the full size screenshotPrishtina Buses është një projekt i cili shtrihet mbi një ide mirë të zhvilluar dhe të realizuar nga ekipi i përbërë nga anëtarët e organizatës FLOSSK dhe disa bashkëpunëtorëve tanë. Projekti në fjalë do ti mundësojë të gjithë qytetarëve të Kosovës për të shikuar në internet online të gjitha linjat e autobusëve të Prishtinës, oraret, nisjet, çmimet e tyre etj.

Të gjithë e dimë se sa të vështirë e kemi pasur të marrim informacione rreth linjave të cilat qarkullojnë në Prishtinë, duke filluar prej asajë kur ndaleshim e pyesnim njerëz në rrugë...
Duke e ditur se si kryeqytet, Prishtina nuk ka sistem informacioni mbi transportin publik me autobus dhe ka 16 linja të autobusëve që operojnë në Prishtinë dhe në zonën më të afërt, vendasit si dhe ndërkombëtarët ishin shumë të hutuar në lidhje me operimin e tyre. Ky fakt, së bashku me besimin tonë se njerëzit do të përdorin ato më shpesh nëse ka më shumë informacion, ishte një shtysë kryesore për të filluar këtë projekt.

Si u realizua projekti?
Pas miratimit të projektit nga ana e UNICEF Innovations Lab, faza e parë e projektit filloi.
Ne morrëm çdo linjë autobusi në një ekip prej dy vetëve dhe ndoqëm linjën me një pajisje GPS Garmin, me të cilën morrëm informatat për të gjitha rrugët dhe stacionet e autobusëve. Këto informata u bartën lehtë në një kompjuter me një softuer për harta.
Gjithashtu përderisa nodhdeshim në autobus, morrëm informacion të saktë nga personeli për orarin e operimit të autobusit në të cilin ndodheshim.

Pasi Ekipi i kishte të gjitha informacionet dhe të dhënat e linjave të autobusëve, IT'të punuan shumë për të krijuar këtë faqe deri sa të dukej si tani.

Objektivi afatgjatë i projektit Prishtina Buses, i cili kushtoi vetëm rreth 500 Euro, është të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës në Prishtinë dhe për të mbështetur njerëzit që të marrin autobusë më shpesh se sa makina, si dhe për të kontribuar në uljen e ndotjes në qytet.

Ne shpresojmë se ky projekt do të shërbej si një frymëzim për administratën publike për të kryer dhe për të mbështetur këtë lloj projekti në qytete të tjera në Kosovë dhe falënderojmë UNICEF Innovations Lab për mbështetjen e tyre dhe inkurajojmë të gjithë personat me ide të reja t'i bëjnë ato të vërteta.