Wiki Loves Monuments - Shqiperi dhe Kosove

Wiki Loves Monuments is an international photo contest for monuments running this September, organized by Wikimedia globally, as well as in Kosovo and Albania organized by FLOSSK and Open Labs.

Hartografimi i Objekteve Publike të Kosovës

Një projekt tjetër që kemi qenë duke punuar është Hartografimi i institucioneve/objekteve publike në Kosovë, projekt i cili është mbështetur nga UNICEF Innovations Lab. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte siq u cek edhe më lartë hartografimi i të gjitha objektet ekzistuese publike në Kosovo. Përderisa ne e kishim nisur rrugën e gjatë për të arritur qëllimin tonë, mungesa e informacionit ka qenë një pengesë e madhe.

OpenStreetMap - Kosova

Open Street Map mund të themi është një ndër projektet kryesore të organizates tonë FLOSSK dhe projekti me të cilin jemi marë më së shumti që nga themelimi i organizatës.
Ky projekt ka pasur zhvillim shumë të madh edhe në Kosovë ku anëtarët e FLOSSK-ut nuk kanë pushuar së përmirsuari Kosovën në këtë hartë.

Doracaku "OSM - krijoni harten tuaj"

OpenStreetMap pati një zhvillim të hovshëm në Kosovë dy vitet e fundit, këtë e bënë të mundur të gjithë antarët e rinjë të  FLOSSK-ut.
Projekti “OpenStreetMap - Krijoni Harten tuaj” filloi dhe u realizua nga Besfort Guri anëtar në FLOSSK.

Projekti i Drupal në FLOSSK

Përveq se FLOSSK vazhdon promovimin e këti CMS, ndër qështiet kryesore është se FLOSSK tanimë përdor këtë CMS.

Drupal është nje open source Content Management Platform (CMS) I shkruajtur ne PHP, me licencë të hapur GPL që përdoret nga miliona websajte dhe aplikacione në botë.

Projekti i Mozilla-s në FLOSSK

Mozilla është poashtu një ndër projektet me të cilën Anëtarët e FLOSSK-ut kanë dhënë kontributin e tyre duke e promovuar Mozillan dhe komunitetin e saj, duke ndihmuar në zgjerimin e përdorimit më të madh të produkteve të Mozillas si dhe në përkthimin e këtyre produkteve, në mënyrë që njerëzit të mund të ndjehen më të rehatshëm në internet.

Projekti i Fedora-s në FLOSSK

Projekti Fedora është një partneritet i anëtarëve të komunitetit për softuer të lirë dhe të hapur nga e gjithë bota. Projekti Fedora ndërton komunitete të softuerit të lirë dhe të hapur dhe prodhon një sistem operativ të bazuar në GNU/Linux të quajtur Fedora.

Wikipedia dhe Wikimedia

Wikimedia dhe Wikipedia janë poashtu një ndër projektet kryesore të FLOSS Kosovës, ku me anë të të cilave mundohemi të promovojmë dhe shpërndajmë edukimin e hapur në Kosovë.
Anëtarët e FLOSSK-ut janë poashtu editues të Wikipedias ku kontribojnë me shkrimin, dhe përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhën shqipe.

Lokalizimi - Përkthimet

Lokalizimi i softuerit ka qenë synim i organizatës tonë qysh në fillim duke menduar që softueri i lirë nuk mund të promovohet pa qenë së pari i përkthyer dhe lokalizuar në gjuhën shqipe.
Anëtarët e FLOSSK-ut përkthejnë në kohën e tyre të lirë

Projekti OLPC

Projekti OLPC ka qenë prezent qysh në fillet e kësaj organizate, kur anëtarët tanë kanë dhënë kontributin e tyre më të madh për promovimin e këtij projekti edukativ duke filluar nga prezantimet e ndryshme nëpër institucione shkollore dhe gjatë Konferencës vjetore që FLOSSK ka organizuar.

Kumevotu - Projekti i vendvotimeve

FLOSSK me ndihmën financiare të UNICEF Innovations Lab më 12/Dhjetor/2010 perfundoi projekin për mapimin e vendeve te votimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 në Kosovë.

Projekti kishte për synim që të bënte sa më të lehtë që të jetë e mundur për njerezit, veqanerisht për gjeneratat e reja, ta gjejnë vendvotimin e tyre përmes websajtit të krijuar http://kumevotu.info

Mapimi i Brodit - Joachim Bergerhoff

Më 10 Shkurt 2010 FLOSSK mbajti një takim me Joachim Bergerhoff.
Ai u tregoi anëtarëve të rinjë të FLOSSK-ut se UN-HABITAT kishte në plan fillimin e kartografimit të fshatit të vogël Brod në Malet e Sharrit, një zonë me mjedis të dëmtuar.
FLOSSK ndihmoj në këtë projekt dhe tani Brod ndodhet në hartën me kod burimor të hapur OpenStreetMap.

Kursi i GNU/Linux

Anembanë botës ka ofrues të panumërt të trajnimeve me GNU/Linux,
duhet theksuar se këtë e ka mbështetur mjaft shumë edhe organizata për Softuer të Lirë dhe të hapur FLOSSK , e cila ka kontribuar me kapacitetet e saja dhe me njohurin e saj për Softuerin e Lirë dhe të Hapur.