Privatësia në internet për gazetarë dhe aktivistë social

OJQ FLOSSK, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK), organizon trajnim orientues për rreziqet që u kanosen gazetarëve, anëtarëve të shoqërisë civile dhe burimeve të tyre gjatë komunikimit në internet. Trajnimi tre orësh do të përmbaj mënyrat më të zakonshme të sulmit ndaj privatësisë dhe masat dhe mjetet mbrojtëse.

FOSS BootCamp në Mitrovicë - 26 Prill

Ndërkohë që FOSS BootCamp i dytë do të mbahet këtë të shtunë në Gjakovë, ne po hapim aplikimet edhe për pjesëmarrësit në BootCamp-in e Mitrovicës i cili do të mbahet më datën 26 Prill, nga ora 10:00AMInternational Business College Mitrovica (IBCM). FOSS BootCamp është një ngjarje që përmban një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete të ndërlidhura me edukimin në fushën e softuerit me kod burimor të hapur (Open Source Software).

FOSS BootCamp në Gjakovë - 19 Prill

FOSS BootCamp i dytë do të mbahet në Gjakovë më datën 19 Prill, nga ora 10:00AMKolegjin UNIVERSUM. FOSS BootCamp është një ngjarje që përmbanë një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete ndërlidhur me edukimin në fushën e softuerëve me kod burimor të hapur (Open Source Software). E dizajnuar për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platformat me kod burimor të hapur.

FOSS BootCamp në Pejë - 13 Prill

FLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës; Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

FOSS BootCamp është një ngjarje që përmbanë një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete ndërlidhur me edukimin në fushën e softuerëve me kod burimor të hapur (Open Source Software).
E dizajnuar për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platformat me kod burimor të hapur.

Faqet

Subscribe to