Tech Talk me Mr.Terry Dwyer

Kliko për të shiquar posterin!Tech Talk Ligjerata e parë për teknologji do të mbahet të enjtën më 29 Mars, në ora 18:00

Ligjeruesi jonë i parë është Z. Terry Dwyer, nga Shtetet e Bashkuara, i cili do të flasë për zhvillimin e aplikacioneve 3-Tier (UI, AL dhe DB). Z.Dwyer, ka punuar për 25 vite me radhë në Bell Laboratoret (1970 – 1995) si zhvillues i softuerit dhe ka qenë lider i ekipit të një numri të madh të softuer projekteve si Sistemi TUXEDO. Ai poashtu është edhe një nga bashkëthemeluesit e Lakeshore Partners, kompani kjo e vogël, e cila jep këshilla teknike për Sipërmarjet Biznesore mbi investimet softuerike. Z.Dwyer ka një numër publikimesh në softuere inxhinierike.

 

Çfarë është një Tech Talk ?

Tech Talk's, janë një seri seminaresh që zakonisht mbahen në mbrëmje rreth teknologjisë, zhvillimit të softuerëve, medias socilae dhe aplikacioneve me kod/përmbajtje të hapur.
Qëllimi i këtij seminari është që të lehtësojë ndërveprimin mes të rinjëve të interesuar me ekspertë të teknologjisë, në mënyrë që të mundësohet shkëmbimi i njohurive, arritjeve dhe përvojave mbi teknologjinë. "Tech Talk" do të mbahet një herë në muaj në hapësirat e Innovations Lab Kosovo. Këto ligjerata ju mundësohen nga Innovations Lab Kosovo dhe FLOSSK.

Këtu ndodhet një artikull nga New York Times për Bell Laboratories
Ju mund poashtu të konfirmoni ardhjen tuaj në eventin e hapurt në Facebook.

Më poshtë ndodhet harta që tregon lokacionin e zyreve të Unicef Innovations Lab.

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.