Takimi i “Mozilla Balkans” – Sofie, Bullgari

Më 4 dhe 5 Qërshorë për herë të tretë me rradhë u mbajt takimi i komunitetit të Mozilla’s për Ballkan. Kësaj Radhe Takimi I mbajt në Sofie të Bullgarisë.
Edhe kësaj rradhe Kosova pati përfaqsuesin e vetë, përfaqsuesit udhëheqës janë pjesë e komuniteteve në Ballkan ku janë të ftuar dhe të financuar nga Mozilla Europe për të marrë pjesë në këtë ngjarje 2 ditore.

Ekipi I pranishëm në këtë Takim:

Qëllimi I ketij takimi ishte që tju mundësohej komuniteteve të Mozilla Ballkans ti shkëmbejnë dhe mësojnë përvojat e njëritjetrit, duke përmirësuar bashkëpunimet për të ardhmen dhe të punojnë në çështje të caktuara të mbështetura në takimin e kaluar të mbajtur në Ljublanë të Sllovenisë, ku gjithashtu edhe Kosova ishe e përfaqsuar nga 2 anëtarë të komunitetit të sajë.

Përveç Kosovës, në këtë ngjarje morrën pjesë edhe përfaqësues nga vendet si Bosnia, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Ky takimi i tretë pati  një mundësi për të pasqyruar marrëveshjet, sfidat dhe mundësitë e komuniteteve gjatë një viti, si dhe të prezantohen rezultatet e punës së tyre nga takimi i kaluar në Ljublanë.

Sa i përket përfaqsuesve të Kosovës këtë radhë në Sofie mori pjesë Altin Ukshini.

Veqohet rasi të përmendet se në këtë takim të pranishmit patën nderin të takonin njërin ndër themelusit dhe punëtorin e parë të Mozilla’s Chris Hoffman

Nëse dëshironi të dini më shumë për takimin, klikoni këtu për të parë organizimin, orarin e ngjarjeve etj.

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.