FLOSSK & Prishtina Hackerspace Open House


FLOSSK dhe Prishtina Hackerspace si dy entite me anëtarësi mbajnë prezantim për ata që dëshirojnë të na bashkohen. Ejani njihuni me çka ne ofrojmë për të pasionuarit për teknologji, softuer, DYI dhe kulturë.

FLOSSK e themeluar më 2009 është organizatë që promovon softuerin e lirë dhe filozofitë e ndërlidhura.

Prishtina Hacksperpace është hapësirë për eksperimentim me teknologji dhe art.

Në takim do t’i prezentojme aktivitetet tona të ardhshme, t’ju njoftojmë me komunitetin tonë dhe hapësirën Prishtina Hackerspace dhe mundësitë e pjesëmarrjes.

Në të njëjtën kohë do të prezantohet School of FLOSS, një seri e ligjëratave për fillestarët në FLOSS. Anëtarësimi në FLOSSK/ Prishtina Hackerspace nuk është i nevojshëm për të marrë pjesë në shkollë.   E mërkurë, 28 qershor, ora 18:00 Në Prishtina Hackperspace

Back to updates