Tech Talk me Besfort Gurin

Innovations Lab dhe FLOSSK ju ftojnë në "TechTalk"-un e tretë që do të mbahet të martën me 29 Maj në ora 18.30 në hapësirat e Innovations Lab Kosovo.

Ligjëruesi i radhës do të jetë Besfort Guri, anëtar i bordit të FLOSSK, i cili do të flasë për QGIS si Sistem Informativ Gjeografik me kod të hapur.

Në pjesën e parë, temat që do të shtjellohen janë:

- Si të merren dhe shtohen të dhënat në QGIS;
- Si të shqyrtohen atributet e të dhënave tuaja gjeografike;
- Si të bashkohen të dhënat private me ato publike;
- Si të lidhen fotografitë më të dhënat tuaja gjeografike;
- Si të ndryshohet dizajni i hartës tuaj;
- Si ta printoni hartën tuaj;

Në pjesën e dytë, Besforti do të ligjërojë për GeoServer: cka është ai, formatet e fajllave që mund të shfrytëzohen me GeoServer, publikimi i tyre ne web dhe do ta demonostrojë këtë me dy shembuj:

1. Do të ndërtohet me anë të GeoServer një hartë me orthophoto mbi të cilën do të vendosen të dhënat e vektorizuara nga OpenStreetMap.
2. Si të përdoret GeoServer që të krijohet një Web Map Service (WMS) server për editimin e OpenStreetMap me anë të orthophoto-ve nga GeoServer.

Besforti ka kontribuar në organizimin e konferencës Software Freedom Kosova, projektet e Prishtina Buses dhe Ku me Votu si dhe manualit të parë për krijimin e hartave me Open Street Map. Ai gjithashtu është anëtar i Humanitarian OpenStreetMap Team.

Mireupafshim,
Innovations Team & Flossk Team
-------------------
Linqe:

Eventi në Facebook: https://www.facebook.com/events/355837551136111/

QGIS - www.qgis.org

GeoServer - www.geoserver.org

Open Street Map handbook: http://www.flossk.org/sq/projektet/doracaku

Innovations Lab Kosovo lokacioni:
Video:
http://www.youtube.com/watch?v=xjDpelIOupQ
Harta:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.
CAPTCHA
This question is for testing whether you are a human visitor and prevent automated spam submissions.